Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj shfajësohet: Nuk e mora unë vendimin për prishjen e Teatrit në mëngjes. Ja kur do nisë ndërtimi i godinës së re

20:00 19/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mëngjesin e 17 majit  me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe, teksa pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Së fundmi, Veliaj ka folur për ndërtimin e Teatrit të ri, duke u shprehur se do të marrë 3-4 muaj detajimi i projektit dhe ndërtimi mund të fillojë në vjeshtë.

Sipas Veliajt kjo periudhë 3-4 mujore mund të shërbejë për bashkëpunim, ndërsa tha edhe njëherë se shtrin dorën për të gjithë ata që nuk ishin dakord me shembjen.

“Ajo që ne parashikojmë është që të fillojmë të përdorim gjithë verën për detajimin e projektit. Do të marrë 3-4 muaj. Për këta që do jetojnë këtu dhe që kanë pasur mendime të ndryshme ky është një moment fantastik për të bashkëpunuar, dhe unë shtrij prap dorën që të përdorim këto muaj. Çfarë iku iku. Besoj se nga vjeshta ne do të fillojmë ndërtimin, ndërkohë që kemi rreth 17 institucione financiare që kanë shprehur të jenë pjesë”, u shpreh Veliaj.

Në një intervistë për Abc News Veliaj është shprehur se prishja e teatrit nuk ka asnjë lidhje me politikën, por është një vendim në kuadër të punës për qytetin.

Më tej, ai u shpreh se vendimi për prishjen e Teatrit është marrë, pasi atij i është konfirmuar se ai nuk është i mbrojtur si monument kulture dhe ishte e nevojshme një vendim i tillë.

“Unë nuk dua që askush nga bashkia e Tiranës të gjendet në një situatë që një pronë ti fusë në telashe, por që momentin e parë që ne e kemi marrë i jemi dërguar institutit të ndërtimit që na ka komunikuar se godina duhet të shembet. Pyetëm në institucionin e Monumentit të Kulturës nëse është apo jo ndërtesa e mbrojtur dhe më thanë jo. Do bëjmë siç bëmë me gjimnazin e Sami Frashërit, me qendrën socialen kombinat e shumë ndërtesa të tjera që është e nevojshme për ndërhyrje. Nuk dua që këto njerëz të që vënë kujën nesër të thonë se tashmë unë e kisha në dorë dhe nuk bëra asgjë“, tha Veliaj.

Ndërkohë, Veliaj i është përgjigjur edhe liderëve të opozitës të cilët janë shprehur se do të rindërtojnë teatrin ashtu siç ishte.

Kryebashkiaku iu drejtua presidentit Meta, i cili bëri thirrje të mos ndalet kauza për Teatrin deri në rindërtimin e tij, duke thënë se ai ka pasur mundësi ta shpallte atë që e cilësoi si godinë tallashi, monument kulture por nuk e bëri sepse ishte godinë pa vlerë, ndërsa sot po tenton ta përdorë për sulme politike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Kërcënohet me vdekje kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English