Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj: Po ndërtojmë shkollën e re në Njësinë 8, nuk ka më zgjidhje “alla Sali”

14:57 22/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në Njësinë 8 ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë. Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 nëntorit, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti.

“Ky është kantieri i 20-të i shkollave në Tiranën e madhe, disa prej tyre janë në zonat rurale, e disa të tjera janë këtu, në zonat urbane, por për Njësinë 8, sidomos për zonën e Medresesë, ku ndodhet kryqëzimi më i ngarkuar në Tiranë, siç është zona e 5 Majit, ndërtimi i një shkolle të re është super lajm.

Ndërtimi i saj ka qenë kërkesë e hershme e Njësisë 8, e cila është rritur shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një shkollë nga kjo anë e unazës dhe një tjetër, shkollën “Kiço Blushi”, në anën e re të Njësisë 8, ku është vendosur popullsia pas viteve ‘90.

Fillimisht zyrat e UKT-së ishin destinuar për shkollë. E dini vetë mentalitetin e Saliut dhe të Lulit gjej hapësirë dhe improvizo zgjidhje dhe nuk u bë kurrë shkollë, por u përdor nga UKT-ja për disa vite. Nuk shoh asnjë arsye përse një kompani, si UKT-ja, të zaptojë një shkollë. Kjo është arsyeja përse UKT-në e kemi çuar në një ndërtesë tjetër, teksa ndërtohet zyra e re e UKT-së, kurse këtë hapësirë po e rikthejmë në destinacionin fillestar, e cila ka qenë shkollë. Improvizime “alla Sali”, që kap shkollë dhe ktheje në zyra kompanish, janë një kulturë që i përket të kaluarës.

E ardhmja është e fëmijëve, që duhet të kenë hapësirat e tyre, në vendet më të mira, kurse kompanitë, që kanë mundësi të marrin me qira apo të ndërtojnë godinat e tyre, duhet ta bëjnë vetë këtë, në mënyrat që përcakton ligji, dhe jo duke zaptuar një shkollë.

Është lajm i mirë sepse sa herë hapet një shkollë, mbyllet o një burg, o një televizion trafikantësh, o një portal që vë gjoba. Kur njerëzit dinë, njerëzit bëjnë! Kur njerëzit s’dinë, vënë gjoba, merren me krime, apo përfundojnë në burg. Është një lajm i mirë për gjithë komunitetin e kësaj zone sepse mbyllen gjithë ato veprimtari të tjera të paligjshme dhe të padobishme.

Mbaj mend, sa herë kam ardhur këtu, i gjithë tregu në rrugë. Ne nuk mund të kemi edhe treg, edhe shkollë. Nëse ne themi që shkolla është tempulli i dijes, nuk mund të jemi i njëjti komb që thotë “do shtrihemi të gjithë përtokë dhe do shesim presh nëpër shkolla”. Fatmirësisht, njësia ka tregun e saj, edhe në fillim të rrugës, ka edhe Pazarin e Ri.

Pra në të dy skajet e njësisë ka tregje, ku mund të shesin të moshuarit, fëmijët, mund të shesin fiq, peshk e çfarë të duan, por një metër mbi sipërfaqen e tokës dhe jo në tokë, jo në hapësirat e shkollave, jo në trotuare. Për sa kohë që secili respekton hapësirën e tjetrit dhe jeton edhe ai që do të shesë në treg, edhe ai që do të çojë fëmijën në shkollë, atëherë jemi qytet me norma, qytet perëndimor”, u shpreh Veliaj.

Etiketa: shkollaTiraneVeliaj

Të lidhura

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër
Kryesore

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë, me shumicë votash, kërkesat ankimore të paraqitura nga Koalicioni PD-ASHM lidhur me...

16:22 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të...

11:12 05/06/2025
Para
Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon simptomat e variantit “Delta” dhe ku ndryshon nga COVID-19

Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon simptomat e variantit “Delta” dhe ku ndryshon nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.