Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Në 2019-n do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve”

12:43 01/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Tirana e festoi ndërrimin e viteve me një spektakël të madh fishekzjarrësh, sapo akrepat u takuan në mesnatë. Me qindra të rinj e të reja, familjarë e fëmijë dolën në sheshin “Skënderbej”, i zbukuruar si asnjëherë më parë, për t’i uruar mirëseardhjen vitit 2019-të dhe për të ndjekur koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare. Me urimin për një vit të mbarë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është vendi i të gjithëve dhe ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në mbanë. Ai shprehu bindjen se edhe për 2019-n, të gjithë bashkë do të kemi një qytet më të mirë.

“Tirana është sot vendi i të gjithëve, ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në Tiranë! Ndaj, miqtë e mi, së bashku kemi bërë mrekullinë, kemi realizuar ëndrrat tona dhe jam i bindur se në vitin 2019, prapë bashkë, do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve. Dua sot të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar nga Kosova; një përshëndetje të madhe të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe jam i lumtur që Tirana nuk është sot vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë ia kushtoi të gjitha arritjet dhe ç’do punë të këtij viti të gjithë qytetarëve të Tiranës.

“Fjala “bashki”, vjen nga fjala bashkë, nga të qenit bashkë, nga të bërit të punëve bashkë, nga të ëndërruarit bashkë, nga realizimi i projekteve bashkë, ndaj unë dua t’iua dedikoj çdo sukses, çdo arritje dhe ç’do punë të këtij viti, të gjithë qytetarëve të Tiranës: atyre që janë tironsë “den-baba-den”, atyre që janë nga Tropoja, nga Tepelena, nga Kukësi, nga Saranda, nga Shkodra, nga Berati, nga Lushnja, nga Fieri, nga Dibra, nga Durrësi, nga Elbasani, nga Librazhdi”, tha ai.

Veliaj vlerësoi edhe nismën e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit duke filluar nga sot, si dhe rritjen e bonusit të bebes që tashmë është 40.000 lekë.

“Kemi bërë kaq shumë gjëra të bukura bashkë në 2018: Nesër (sot) Tirana do gdhihet akoma më e mirë, do të jetë një Tiranë pa bingo, pa baste, pa kazino. Janë mërzitur pak çunat, por gocat që i kanë afër, jam i sigurt se do i ngushëllojnë dhe do i inkurajojnë të rrinë pak më shumë në shtëpi”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkohë, darkën e pritjes së Vitit të Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi ta kalojë me punonjësit e Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr.1, të cilët edhe në këto ditë festash kontribuojnë për të patur një qytet sa më të pastër. Duke u uruar atyre një vit të mbarë, ai u shprehu mirënjohjen për punën që bëjnë çdo ditë për një ambient sa më të pastër dhe të rregullt.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Qendra e Urgjencave jep bilancin e fundvitit, fluks telefonatash nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.