Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj ‘gropos’ 283 MLN lekë prapa Dajtit, tender për “Pyllin Orbital”

16:39 01/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Projekti i “Pyllit Orbital” është kthyer në një labirint ku humbin paratë për pemët që gjoja i mbjell Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit që po bën Lali Eri nëpër “Pyllin orbital” do t’u kushtojë taksapaguesve të Tiranës 283 milionë lekë.

Erion Veliaj ka mbyllur më datë 31 tetor 2023 tenderin me objekt “Pyllëzime me Akacie”. Siç do të shohim më poshtë, ky grabitqar i fondeve të bashkisë, ditën e Halloween-it është shfaqur me një kurorë me degë akaciash. Kështu, njeriu i thjeshtë do të habitej me gjembat e akacias, pemës së zgjedhur nga kryebashkiaku. Nga ana tjetër, Lali Eri do të xhironte fondin e madh tek njeriu i paracaktuar për këtë biznes.

Tenderi pa garë

Këtë tender, si çdo prokurim tjetër, Veliaj e ka zhvilluar me një sërë shkeljesh. Së pari, kemi të bëjmë me mungesë konkurrence të lirë. Katër firma kanë paraqitur interesin e tyre për këtë projekt, ku do të mbillen pemë në një rajon të largët pas Malit të Dajtit, ku banojnë fare pak njerëz.

Tre prej kompanive që u paraqitën janë skualifikuar menjëherë nga gara. Ndërsa kontrata i është dhënë të vetmes kompani që mbeti, firmës TRADE AND CONSTRUCTION GROUP Shpk, në pronësi të Sabri Osmas. Këto lëvizje tregojnë qartë që plani i Veliajt është t’i çojë këto para në projektin imagjinar të “Pyllit orbital”, që është një plan i mirëfilltë vjedhje i fondeve të bashkisë.

Për këtë risk të lartë të korrupsionit, Open Data e ka klasifikuar tenderin me “Red Flag”, një alarmi i kuq, që SPAK-u duhet ta vlerësojë.

Ajo që bie në sy është vendi ku do të mbillen këto akacia. Sipas hartës dhe të dhënave të projektit këto pemë do të mbillen në një zonë të Shëngjergjit, fshati që ndodhet pas Malit të Dajtit.

Farsa për pyllëzim

Në fakt, vendi atje është e gjelbëruar dhe nëse do të mirëmbahet, kthehet mushkëri për atë zonë. Pemët duhen mbjellë në qytetin e Tiranës, jo në Shëngjergj, ku pyjet ekzistojnë dhe thjesht duhen ruajtur nga korrupsioni i Lali Erit. Mungesa e investimeve dhe papunësia ka bërë që kjo zonë turistike të braktiset nga vendasit. Por, askujt nuk i intereson kjo pjesë. Veliaj i ka kthyer pyjet e Shëngjergjit në një pikë të mirë për të zhvilluar tenderët abuzivë.

Pikërisht zonën pyllit të quajtur “Fag” ai e shpyllëzon pa kriter sa herë që i duhen dru për biznesmenët e rrethit të tij të afërt. Dhe tani del e bën reklamë se po shton pemët e pyjet në Tiranë. Duke parë shkeljet e tenderit dhe riskun për korruosion, vështirë se Lali Eri do të mbjellë ndonjë pemë në Shëngjergj.

Konkretisht, Më datë  datën 31 maj 2023, 17 ditë pas zgjedhjeve, është  hapur tenderi me objekt  “prodhim i lëndës drusore”. Fondi për këtë tender ishte 360 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte e përcaktuar deri më datë 31 dhjetor 2023. Por,  ku po vazhdon prerja e këtyre Pemëve?

Në dokumente tregohet se prerja ndodh në disa ngastra me pyje të Shëngjergjit, pra në zonat më të pyllëzuara në Tiranë.

Ato që deri më tani janë mbrojtur më shumë nga banorët e zonës sesa nga vetë shteti. Në mes këtyre zonave dhe ekonomisë pyjore “Fag” në Malin Dajtit, pjesë e Shëngjergjit, Lali Eri ka urdhëruar të priten 5 mijë metër kub dru.

Ndërsa në tenderin e mësipërm po në këtë zonë, Veliaj thotë se do të mbjellë akacie. Pra, nuk kemi shtim të sipërfaqeve pyjore, por mbulim të masakrave ditore!

Abuzimi i institucioneve shtetërore ka shkatërruar këto 30 vite pyjet në Shqipëri, teksa zonat më problematike kanë qenë ato që iu janë dhënë privatëve për ta shfrytëzuar. Dhe, s’ka si të ndodhë ndryshe edhe me Veliajn, i cili nga një anë bën foto duke mbjellë pemë, nga ana tjetër bën tendera për t’i prerë. /GJITOTINA

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para
Inceneratori i Tiranës, PD nxjerr fakte të reja që përbaltin më shumë Veliajn

Inceneratori i Tiranës, PD nxjerr fakte të reja që përbaltin më shumë Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.