Veliaj flet për konkurrencën me Tahirin: Shpesh qeshnim me këtë fakt, është legjendë urbane

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithmonë është folur për një rivalitetet të mundshëm mes tyre, mirëpo sot mund të zbulojmë se asgjë nga këto nuk ka qenë e vërtetë.

Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri padyshim që shikoheshin si kundërshtarë mes njëri –tjetrit brenda partisë, megjithatë Veliaj nga studio  e “Debati në Channel One” ka refuzuar të gjitha këto aludime.

Veliaj e ka përsëritur se Tahiri nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti i tij brenda PS-së dhe se kjo është e gjitha një legjendë urbane, por mbi të gjitha uron që ish-ministri të fitojë gjyqin që është duke zhvilluar momentalisht, të fitojë.

“Saimiri ka një proces në gjykatë. Një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për çdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane”, është shprehur Veliaj.

E duke e vazhduar më tej këtë çështjem Veliaj ka thënë se janë komshinj dhe si kur ishin brenda së njëjtës parti, që kanë mbajtur një marrëdhënie shumë korrekte, edhe tani që janë komshinj, raporti vazhdon i tillë.

“Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.  Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj.  Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte”, është shprehur Erion Veliaj

 

Shpërndaje
Share.

Komento