Një lajm “bombë” vjen nga Argjentina ku shtatë njerëz janë akuzuar për vrasje në vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona.
Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare në nëntor si pasojë e problemeve me zemrën vetëm 2 javë pasi iu nënshtrua një operacioni.
Familja e dy herë fituesit të kupës së Botës kishte dyshuar se kishte diçka fshihej pas vdekjes së tij – gjë që çoi në një hetim të veçantë të situatës. Policia në Argjentinë bastisi shtëpinë dhe klinikën private të Dr. Leopoldo Luque (kirurgu që kreu operacionin në tru) disa ditë pas vdekjes së Maradonës dhe ata besojnë se gjetën prova të mjaftueshme për të provuar se kemi të bëjmë me veprime të gabuara kriminale.
Tani, prokurorët në San Isidro, Argentinë kanë njoftuar se 7 persona – përfshirë Dr. Luque – janë akuzuar për vrasje me qëllim. 6 personat e tjerë që përballen me akuza përfshijnë psikiatrin e Maradonës Agustina Cosachov – së bashku me 2 infermiere dhe profesionistë të tjerë mjekësorë. Nëse shpallen fajtorë, secili prej tyre përballet me 25 vjet burg.
Sipas raporteve, prokurorët besojnë se ka prova që tregojnë se Maradona ka marrë kujdes të pamjaftueshëm mjekësor pas operacionit në tru. Me fjalë të tjera, ata besojnë se vdekja e Maradonës mund të ishte parandaluar nëse ekipi mjekësor do të kryente punët e tyre në mënyrë korrekte.
Është e paqartë se pse prokurorët besojnë se ekipi mjekësor nuk arriti të kryejë detyrat e tyre, ndërsa disa dyshojnë për qëllime të ulëta. Çështja është planifikuar të shkojë në gjyq në 31 maj.