Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vdekja e Lear Kurtit, Avokati i Popullit vihet me urgjencë në lëvizje

12:47 24/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Vdekja e të riut Lear Kurti në duart e Policisë së Shtetit ka vënë në lëvizje edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka njoftuar nisjen e hetimeve për vdekjen e 32 vjeçarit, Lear Kurti i cili ndërroi jetë mesnatën e së mërkurës gjatë shoqërimit të tij në komisariatin numër 3 në Tiranë.  Në njoftimin e publikuar, bëhet me dije se është ngritur një ekip kombëtar kundër mekanizmit të torturës dhe trajtimit çnjerëzor për hetimin e vdekjes së të riut.

AVOKATI I POPULLIT NIS HETIM NË LIDHJE ME VDEKJEN E QYTETARIT PAS SHOQËRIMIT NGA POLICIA E SHTETIT

Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur nga raportimet në media në lidhje me vdekjen e një shtetasi 32 vjeçar pas ndalimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë ndjekur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23.00 qytetarin L.K. të moshës 32 vjeç, pasi ai nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u identifikuar. Pasi është kapur, qytetari është dërguar në mjediset e Komisariatit nr.3 në kryeqytet por sipas pretendimeve të Policisë, ai ka paraqitur probleme shëndetësore e është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.

Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka kqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.

Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese. Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen.
Avokati i Popullit në vijimësi ka kërkuar zbatimin rigoroz të të drejtave të qytetarëve por edhe detyrimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me shkakun e shoqërimit dhe trajtimin e të shoqëruarve apo të ndaluarve.

Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete.
Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

 

Të lidhura

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike
Aktualitet

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike

Nga Dennis Miskiç, WIENER ZEITUNG Aplikacioni hapet normalisht. Videoja e parë ngarkohet. Por kur zbret poshtë, nuk shfaqen më video...

11:34 14/07/2025
Porositi vrasjen e gruas, përfundon ekzaminimi psikiatrik për Naim Murselin
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademaj/ Deklarata e vëllait: Fëmijët treguan se ‘babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra’

Në dëshminë e tij para autoriteteve, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer në detaje reagimin e familjes pas...

11:09 14/07/2025
Para
Presidenti Begaj cakton datën për zgjedhjet lokale

Presidenti Begaj cakton datën për zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike

11:34 14/07/2025
Porositi vrasjen e gruas, përfundon ekzaminimi psikiatrik për Naim Murselin

Vrasja e Liridona Ademaj/ Deklarata e vëllait: Fëmijët treguan se ‘babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra’

11:09 14/07/2025
Theu legenin në burg, ish-shefi i qarkullimit kalon në arrest shtëpie

Theu legenin në burg, ish-shefi i qarkullimit kalon në arrest shtëpie

10:32 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

“Kërkojmë informacion për hetimet”/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

10:24 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.