Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me pandeminë e COVID-19 në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vasili, ka komentuar edhe mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ka shkruar se janë të politizuar. Ndër të tjera ai k ashkruar, se pandemia merr jetë ndërsa kryeministri i vendit flet për “Ballkanin e Hapur” dhe afganët.
Reagimi i Petrit Vasilit
Pandemia mjaft rëndë, kryeministri i paafte flet per Ballkanin e Hapur, cfare turpi!
Rendohet pa u ndalur Pandemia dhe sot 25 gusht shenon 844 raste.
Vetem ne 24 janar te 2021 u arriten 833 raste, pra 5 muaj pas fundit te veres se vitit 2020 dhe ishte momenti kur po ndodhte kulmi i Pandemise.
Te gjitha premisat bazuar ne:
-shifrat pese here me re larta se gushti i shkuar,
-vaksinimi vetem 27% me dominim vaksinash te pacertifikuara dhe
-ç’organizimi total, qe mbizoteron po çojne drejt nje situate teper te rende.
Asnje mase konkrete per Pandemine.
Komitet ekspertesh politik dhe i atrofizuar, nje atavizem e zyres se shtypit te Edi Rames.
Pandemia merr jete ndersa kryeministri flet per Ballkanin e hapur.
Pandemia merr jete ndersa kryeministri flet per afganet.
Pandemia merr jete ndersa kryeministri shikon endrra me sy hapur dhe flet per suksese imagjinare kur u humben mijra jete njerezish nga Pandemia.
Shqiperia ka nje kryeminister te paafte dhe llafazan qe ben vetem propagande dhe agjitacion.
Ky ngjan si dy pika uji me ata qe para viteve 90′ qe kur populli nuk kishte as buke te hante merrnin cmim nderkombetar per ushqimin imagjinar qe gjoja hante populli.
Ne menyre te perditshme po sensibilizojme per situaten kritike nga pandemia dhe rruget e daljes prej saj.
Mosveprimi i Edi Rames dhe qeverise eshte veper penale per te cilen nje dite do te pergjigjen pa asnje diskutim.
Ne respekt te publikut dhe ne emer te jetes dhe shendetit te shqiptareve i kujtojme serish qeverise rrugen ku duhet te ece aksioni mjeksor, shkencor dhe organizativ per perballimin e Pandemise:
1.Rikonceptimi ne themel i strategjise lidhur me variantin delta sepse strategjia me perzierje vaksinash te certifikuara dhe me te tjera me efekt teper te pasigurte dhe butaforia me oren policore jane handicap serioz per perbalkimin e situates.
2.Vazhdimi i testimeve masive eshte i nje dobie ekstreme ne kete situate te re te perballjes me variantin Delta.
3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve ne kufi sipas modeleve te njohura bazuar ne reciprocitetin simetrik te masave te vendeve te origjines nga vijne udhetaret.
4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimijane hapa kruciale vecanerisht ne kete moment te ri duke izoluar ne menyre efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rrepte kete kete izolim. Nenvleftesimi dhe lenia pas dore i ketyre kater hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shendetesor dhe ka nxjerre situaten nga kontrolli.
5.Ndjekje preferenciale te rasteve te reja, por qe jane pjese e grupeve te riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara per Covid mes ketyre grupeve.
6.Vaksinimi me vaksina te certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i te gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave te vaksinuar me CoronaVac duke administruar se paku nje doze prej vaksinave te mesiperme.
7.Vendosja perdorimit te maskave cilesore mjeksore ne trasportin publik por edhe ne ambiente te mbyllura.
8.Heqjen dore menjehere nga improvizimet ne menyren e rifillimit te shkolles ne ambientet shkollore duke hartuar nje strategji te qarte, efektive dhe te monitoruar ne nje situate kur eshte vertetuar katerciperisht qe edhe femijet preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojne ate
9.Hartimi i parashikimit strategjik per vendosjen ne kohe te masave e kufizimeve te arsyeshme, larg butaforive te meparshme te ores policore e te tjera masa absurde, duke perdorur modele kufizimesh te provuara europiane, qe kane rol pozitiv ne kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid.
Berisha cakton datën e protestës së radhës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 26 nëntor në...