Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

17:43 21/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një valë e fortë dhe e zgjatur të nxehti pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit në ditët në vijim, me kulmin që parashikohet të arrijë midis datave 21 dhe 26 korrik 2025.

Temperaturat pritet të jenë ndjeshëm më të larta se mesatarja e periudhës 1991–2020, duke kapërcyer me 8 deri në 10 gradë Celsius normat sezonale.

Ndër zonat që do të përjetojnë temperaturat më ekstreme janë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku pritet që termometri të shënojë deri në 42–44°C, duke thyer edhe rekordet e viteve të mëparshme.

Ky fenomen është rezultat i depërtimit të masave shumë të ngrohta të ajrit nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërkohë që masa më të freskëta të ajrit po lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Të dhënat klimatike të pesëvjeçarit të fundit tregojnë një ngrohje të ndjeshme, me temperatura mesatare 1 deri në 2 gradë më të larta krahasuar me periudhën 1960–1990. Në veçanti, temperaturat maksimale kanë shënuar rritje të theksuar, siç vërehet në anomalinë +5.8°C të regjistruar në vitin 2024.

Edhe temperaturat minimale të natës gjatë muajit korrik kanë pësuar rritje, me një anomali mesatare prej +2.0°C, ndërsa viti aktual shënon një devijim maksimal prej +3.0°C.

Vetëm pak javë më parë, Evropa Jugore dhe Ballkani përjetuan një tjetër valë të të nxehtit, ku ndjesia termike kaloi 38°C në shumë rajone. Në Shqipëri, qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra regjistruan temperatura mbi 39°C, me datën 7 korrik që u shënua si dita më e nxehtë e verës deri më tani.

Ekspertja e meteorologjisë pranë IGEO, inxhiniere Anira Gjoni, thekson se po përballemi me ndryshime të thella në frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit. Ndryshe nga e kaluara, ku gjatë verës mund të shfaqej vetëm një valë nxehtësie, sot po përjetojmë tashmë të tretën për këtë sezon. Kriteret për t’u konsideruar një valë e tillë përfshijnë temperatura mbi 35°C gjatë ditës dhe mbi 20°C gjatë natës, të cilat zgjasin për më shumë se tre deri në pesë ditë rresht.

Pasojat e kësaj vale të re do të jenë të dukshme në disa drejtime. Rritja e temperaturave do të ndikojë seriozisht në shëndetin publik, veçanërisht te grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Sistemet energjetike do të jenë nën presion për shkak të kërkesës në rritje për ftohje, ndërsa ndikimet në bujqësi dhe mjedis do të shoqërohen me rrezik të shtuar zjarresh.

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive, natyra mund të ofrojë zgjidhje për përshtatjen me këtë realitet të ri.

Studimet tregojnë se në zonat urbane, temperaturat mund të ndryshojnë nga 8 deri në 11 gradë në varësi të mbulimit me pemë dhe hapësirave të gjelbra. Ky ndryshim mund të jetë jetik, sidomos kur vapa ekstreme përbën rrezik për jetën.

Etiketa: Shqiperiatemperatura

Të tjera

Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike
Aktualitet

Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike

Autori i dyshuar i masakrës në Shkodër, Ragip Gila, është marrë në pyetje nga policia në lidhje me atentatin e...

12:50 09/09/2025
Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike
Aktualitet

Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj...

11:25 09/09/2025
Para
Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike

Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike

12:50 09/09/2025
Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike

Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike

11:25 09/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 9 shtator 2025

08:57 09/09/2025
Autori i masakrës në Shkodër nuk ishte vetëm, ndoqi objektivin pas banakut/ Karamuço: Hera e parë që në Shqipëri përdoret një armë e tillë

Autori i masakrës në Shkodër nuk ishte vetëm, ndoqi objektivin pas banakut/ Karamuço: Hera e parë që në Shqipëri përdoret një armë e tillë

22:23 08/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.