Kosova mori dozat e para të vaksinave anti-COVID mbrëmjen e sotme dhe të pranishëm në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm veç kryeministrit Kurti e ministrit Arben Vitia, edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Mes tyre ishte edhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Philipp Kosnett, i cili shkruan në Twitter se është krenar që SHBA kontribuon për iniciativën COVAX.
“I lumtur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.
Pleased to be present when Kosovo’s first vaccines arrived tonight. The U.S. is a proud contributor to the multinational Covax initiative. #TogetherWeCan #Vaksinohu. pic.twitter.com/SAbrHeaLoR
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2021
Po ashtu i pranishëm ka qenë edhe Shefit i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riçardo Serri i cili ka thënë se më shumë vaksina do të vijnë javët e ardhshme dhe se Komisioni Europian është duke punuar që të sigurojë dorëzimin e vaksinave të radhës në muajt në vazhdim.
“Sot mund themi se është fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë. Kampanja e mirë e vaksinimit, mund të krijojë zgjidhje për problemin. Sot Kosova pranoi dorëzimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave antiCOVID-19. Më shumë vaksina do të vijnë në javët e ardhshme, në muajt në vazhdim. Komisioni Europian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim. Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuan për këtë arritje sot, duke përmendur kështu institucionet e Kosovës dhe të tjera përfaqësi të vendit,”-ka thënë Serri.