Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina e ‘Pfizer-BioNtech’/ Ja tetë gjërat që nuk i dimë për këtë mjekim. Sa zgjat imuniteti…

17:03 19/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Sa më shumë që dalin informacione dhe të dhëna mbi prodhimin e njërës apo tjetrës vaksinë, bota aq më e padurueshme bëhet përball faktit se kur do të nisë përdorimi dhe bërja masive e mjekimit paraprak që do të na “shpëtojë” nga COVID.

Me kalimin e ditëve, u shfaqën disa informacione të rëndësishme mbi vaksinën kandidate anti-Covid, të zhvilluar nga kompanitë “Pfizer” dhe “Biotech”.

Ne kemi nisur të kuptojmë se si funksionon teknologjia MARN, mbi të cilën ajo bazohet, cilat kushte duhet të ruhen, dhe çfarë domethënie ka mbi pandeminë, nëse të dhënat premtuese mbi efektivitetin e saj provohen të jenë të besueshme.

Por në mungesë të botimeve shkencore, për t’i mbështetur këto pretendime, ka ende shumë pika që mbeten për t’u sqaruar.

Vaksina redukton vetëm simptomat, apo ul edhe transmetimin e virusit?

Nuk është ende e qartë se çfarë i referohet “efikasiteti 90 për qind” i deklaruar nga prodhuesit. A është vaksina shumë efektive në reduktimin e simptomave të sëmundjes, apo eliminon edhe transmetimin viral? Në rastin e dytë, do të lehtësonte një pjesë të rëndësishme të shqetësimit. Por koronavirusi SARS-CoV-2 do të vazhdonte të qarkullonte në heshtje, përmes rasteve pozitiveve asimptomatikë. Ndaj duhet të vazhdojë vigjilenca nga më të rrezikuarit që nuk mund të vaksinohen, dhe që për shkak të disa moshës dhe kushteve shëndetësore, mund të preken ende nga sëmundja në një formë serioze.

Çfarë ndodhi me pjesëmarrësit në teste që u sëmurën?

Siç ishte planifikuar, Pfizer e lëshoi ​​deklaratën e saj, pasi 94 pjesëmarrësit e parë në studim (përfshirë më shumë se 43.000 njerëz të vaksinuar dhe grupe kontrolli) u prekën nga Covid. Ne nuk dimë praktikisht asgjë mbi këto raste pozitive.

Nëse efektiviteti i vaksinës është 90 për qind ose më shumë, mund të supozojmë se ato i përkisnin grupit që mori placebo-n, por deri në çfarë mase saktësisht? A kanë përjetuar disa simptoma të rënda? Pra, a mund të shpresojmë që vaksina të zvogëlojë shumë rrezikun e vdekjes nga Covid-19? A kishin këta njerëz faktorë të veçantë rreziku, që e favorizonin virusin?

A varet nga mosha efektiviteti i kësaj vaksine?

Ne e dimë që testimet përfshinë edhe fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit deri në 85 vjeç. Por nuk janë bërë publike të dhëna mbi efektet e vaksinës, në lidhje me moshën e vullnetarëve. Kjo është një pikë delikate, pasi dihet që sistemi imunitar e të moshuarve është më pak reagues ndaj stimulimit të vaksinës. Pastaj janë tiparet demografike? A kanë rëndësi faktorë të tillë si gjinia apo përkatësia etnike?

A do të zgjasë kjo efektshmëri 90 për qind me kalimin e kohës?

Sipas personave të brendshëm në kompani, duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të vullnetarëve të përfshirë, efektshmëria mund të luhatet me disa pikë përqindjeje, por duhet të mbetet në rendin e përshkruar në fillim. Nuk ka gjasa që nga tani deri kur të arrihen 164 infeksionet e nevojshme për të përfunduar provën, efikasiteti të ndryshojë shumë. Për shembull të bjerë në 50 për qind.

Sa do të zgjasë imuniteti?

Informacioni i bërë publik deri më tani, nuk shkon përtej javës së parë pas dozës së dytë të vaksinës. Eksperimentet do të vazhdojnë, dhe do të ofrojnë të dhëna, se çfarë ndodh pas disa javësh ose muajve. Por afatet e ngushta të pandemisë, nuk do të na japin ndoshta mundësi të konstatojmë nëse mbrojtja zgjat më shumë. A do të duhet të vaksinohemi çdo vit, si me gripin e zakonshëm?

A do të aprovohet vaksina e Pfizer dhe Biontech?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, kërkon 2 muaj të dhëna mbi sigurinë për të paktën gjysmën e pjesëmarrësve në provën e Fazës nr.3, përpara se të shqyrtojë mundësinë e dhënies së autorizimit për një vaksinë. Një ilaç mund të miratohet vetëm pasi të ketë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për t’u konsideruar i sigurt.

Deri më tani, nuk  është shfaqur asnjë efekt anësor i dukshëm nga testet e Pfizer dhe BioNTech. Dhe ndryshe nga provat e tjera në vazhdim nga kompanitë e tjera, studimi nuk ka pësuar asnjë ndërprerje deri më sot për shkak të ngjarjeve të dyshuara anësore.

A do të jemi në gjendje që ta shpërndajmë atë tek miliarda njerëz?

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet të paktën në -70 gradë Celcius, një fakt që do të krijojë vështirësi të mëdha në shpërndarjen e tij. Në disa nga vendet më të populluara në botë, është tashmë një sfidë t’i çosh vaksinat në frigoriferë që garantojnë një temperaturë 2-8 gradë Celcius.

Pse deklarata nuk u shoqërua menjëherë me të dhënat e detajuara?

Nxitimi për ta përhapur lajmin, mbetet një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur, dhe në të cilën mund të përfshihen edhe arsyet financiare. Një hipotezë e mundshme, e sugjeruar në një artikull në “National Geographic”, është se të dyja kompanitë ndiheshin të detyruara moralisht ta shpërndanin këtë informacion të parë, për shkak të fazës veçanërisht të vështirë në të cilën ka hyrë pandemia.

/Burimi: Bota.al/ GazetaReforma.com/

Etiketa: ‘Pfizer-BioNtech’imunitetimjekimvaksina

Të lidhura

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste. Kryebashkiaku...

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja
Kryesore

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 maj, në orën 17:00, do të organizojë një protestë në Bulevardin e Ri....

10:54 15/05/2025
Para

Studimi i fundit/ A funksionojnë maskat e fytyrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.