Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina anti-Covid, pas mjekëve radhën e kanë të moshuarit e azileve dhe policët

17:34 13/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Personat që bëjnë dozën e parë të vaksinës Pfizer nuk duhet të neglizhojnë masat antiCOVID, pasi për të siguruar mbrojtjen 95 % që kjo vaksinë ofron duhet të bëhen të dyja dozat e saj dhe të pritet edhe një periudhë 2 javore pas dozës së dytë për t’u siguruar se janë krijuar antitrupat. Këtë sqarim e bëri menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj në një intervistë televizive.

Nelaj tha se sot janë kryer 60 vaksinime kryesisht nga spitalet COVID1 dhe COVID3 dhe se deri tani në tre ditët e para të vaksinimi nuk ka pasur efekte anësore.

“Sot kanë qenë 60 vaksinime nga spitali COVID 1 dhe 3. Nuk ka pasur asnjë problem në të tre ditët e vaksinimit. Është e rëndësishme të kuptohet që një vaksinë është provuar të jetë efikase pas dy dozave. Pra me dozën e parë nuk do të jenë të mbrojtur totalisht dhe nuk duhet të neglizhojnë masat mbrojtëse pasi mund të infektohen. Madje për të qenë të sigurt duhet pritur një periudhë dy javore pas dozës së dytë që mund të themi se jemi të mbrojtur 95 %”, tha Nelaj.

Nelaj tha se Shqipëria i ka kapacitetet frigoriferike për vaksinë Pfizer deri në 250 mijë doza në një kohë të vetme.

“Për Pfizer kemi frigorifer ultra të ftohtë që shkojnë deri në -80 gradë. Ne i kemi kapacitete që në një kohë të vetme të sigurojmë dhe pranojmë deri në 250 mijë doza të vaksinës Pfizer”, tha Nelaj.

Erida Nelaj u shpreh se pasi të mbarojë vaksinimi me mjekët në vijën e parë të rrezikut që janë në spitalet COVID, grupet në terren që bëjnë tamponët apo ata që analizojnë mostrat do të fillojë pastaj paralelisht me vaksinimin e të moshuarve në azile.

“Do të fillojmë gradualisht të merremi me mjekët të fillojnë me të moshuarit në azile dhe më pas policët. Fillimisht do të vaksinohet mjekët që janë në vijën e parë të rrezikut në spitalet COVID, grupet e epidemiologëve që marrin tamponët në terren, stafi që merret me analizimin e mostrave dhe pastaj fillojmë paralelisht me pjesën tjetër të stafit mjekësor dhe me të moshuarit. Vlen të theksohet se vaksina që ka kushte specifike nuk mjafton vetëm pika në Tiranë do të kemi edhe në Vlorë dhe Shkodër. Ata do të hapen shumë shpejt, ne po punojmë për t’i bërë trajnimin e stafit atje”, tha Nelaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidPfizervaksina

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Shifrat në 24 orë, 4 viktima dhe rritje e rasteve të reja me covid-19 (BILANCI)

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English