Ushtronin dhunë ndaj anëtarëve në familje, arrestohen 3 persona në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, pasi ushtronin dhunë fizike në familje.

Arrestimet e policisë u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër.  Në Tiranë u arrestua 33-vjeçari A.K. pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes nëpërmjet telefonit.

Në Shkozë u arrestua nj 55-vjeçar me iniciale H.L. pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Ndërkohë që në Valias të Vjetër ka rënë në prangat e policisë  P.Gj., pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e cila tashmë ka marrë urdhër mbrojtje.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”,njofton policia.

Shpërndaje
Share.

Komento