Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Urdhri vdekjeprurës: Pse ambulancat detyrohen të anashkalojnë QSUT-në?

22:26 23/11/2024
Reading Time: 2 min lexim

Një urdhër absurd i ish-ministres Manastirliu, ende në fuqi nën ministren aktuale Koçiu, detyron ambulancat të transportojnë urgjenca në Spitalin e Traumës – një institucion pa kardiokirurg, pa pajisjen zemër-mushkëri dhe pa asnjë nga kushtet e nevojshme për të trajtuar plagë në zemër. Këtë javë, ky vendim administrativ mori jetën e një 14-vjeçari.

Sistemi ynë shëndetësor është në kolaps total: buxheti për 2025 është ulur në 9.8% të shpenzimeve totale nga 10.7% që ishte në 2021. Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që identifikon sëmundjet në fazat fillestare, ndërsa edhe Prishtina e ka një të tillë. Qindra mijëra pacientë me sëmundje autoimune dhe neoplazma detyrohen të kërkojnë shpëtim jashtë vendit.

Martin Cani u bë viktima më e fundit e këtij sistemi të dështuar. I plagosur me thikë pranë shkollës, as policia dhe as ambulanca nuk mbërritën në vendngjarje. “Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë,” tregon Agetina, qytetarja që u detyrua të bëjë punën e shtetit, duke e transportuar të miturin me makinën e saj private.

“Shpirti nënës, ti u bëre mirë, ia hodhe,” i thoshte ajo Martinit, pa e ditur se sistemi kishte planifikuar ndryshe. Ambulanca që e mori në mes të rrugës, në vend që ta çonte në QSUT ku mund të shpëtohej, e transportoi në Spitalin e Traumës – një vendim fatal i diktuar nga urdhri i ministres.

Ndërsa në parlament, skena bëhet edhe më e errët. Ministret Manastirliu, Balluku dhe Kumbaro kapen duke qeshur e shkëmbyer batuta në ditën e zisë kombëtare. Spiropali refuzon kërkesën për një minutë heshtje me argumentin teknik se “nuk ishin në sallë të gjithë deputetët.”

“Problemet e shëndetësisë vijnë nga urdhrat e paligjshëm dhe korruptive të kryeminstrit dhe ministrave, ish ministrave të shëndetësisë, që e kanë kthyer këtë sektor jetik në një ferr për qytetarët,” deklaronte më herët Zheni Gjergji në Kuvend.

Mungesa e medikamenteve dhe pajisjeve diagnostikuese ka paralizuar hallkat e shëndetësisë publike. Por më tronditëse është mungesa e përgjegjshmërisë – nga urdhrat administrative që vrasin deri tek ministret që qeshin në ditë zie.

“Për rastin në fjalë ju ftoj të investigoni,” shkruan një prind në denoncimin e tij, “do vërtetoni që gjithçka ka ndodhur në sytë e fëmijëve dhe policia e ministria e fshehën si ngjarje.”

Në një sistem ku ambulancat detyrohen të anashkalojnë QSUT-në, ku buxheti i shëndetësisë ulet ndërsa nevoja rritet për shkak të plakjes së popullsisë, dhe ku ministret qeshin në ditë zie kombëtare, pyetja që ngrihet është e thjeshtë: Sa jetë të tjera duhet të humbasin para se dikush të ndryshojë këtë urdhër vdekjeprurës?

/gazetareforma.com

Etiketa: Albana Kociuambulancaedi ramamartin caniMinistria e ArsimitOgerta ManastirliureformaeditorialSistemi shendetesorvonesa

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 24 Nëntor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.