Ups! Pa maskë në ambient të mbyllur, kryetari i bashkisë Elbasan shkel rregullat anti-Covid me dy këmbë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak ditë më parë në Elbasan, u mbajt festivali i muzikës baroke, në ambientet e një kishe bizantine në Selcan.

Artistët performuan në ambientet jo fort të bollshme brenda kishës, por edhe pse me një publik të kufizuar, ajo që u vu re ishte fakti që kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, qëndronte pa maskë në rreshtin e parë.

Bashkë me të ftuar dhe zyrtarë të tjerë nga bashkia e Elbasanit, ai nuk mbante maskë, sipas rregullave anti-Covid për ambientet e mbyllura, në një kishë që nuk ka sistem ajrimi. Këto pamje të filmuara dhe të transmetuara janë një provë e mirë, si për shërbimet e inspektoriatit të shëndetësisë po ashtu edhe për inspektorët e bashkisë së Elbasanit, institucion ku vetë I pari shkel rregullat.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento