Universitetet kundërshtojnë Autoritetin e Konkurrencës, mbylli hetimin për monopolin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoriteti i Konkurrencës nuk ndërhyn në tregun e universiteteve për të ndëshkuar monopolin dhe abuzimet me çmimet. Në një raport, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Autoriteti ka mbyllur hetimin me disa rekomandime ku i shmanget objektit të ankesave.  Jo vetëm kaq, por raporti ka ngjallur kundërshtimin e universiteteve pasi analiza e tregut nuk është reale dhe nuk përfshin cilësinë e universiteteve.

Në reagimin e sotshëm ndaj mediave, Autoriteti i Konkurrencës, lidhur me vendimin nr. 706, dt. 10.09.2020 “Për mbylljen e hetimit të përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë”, reagon duke u shprehur  se “Aspekte si: përqindja e studentëve të cilët nuk kalojnë vitin, mesatarja e notës lëndore, numri i pedagogëve apo periudha e regjistrimit të studentëve, nuk janë objekt i hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës”.

Në fakt, raporti është marrë me shpenzimet për pedagogët dhe lirinë akademike, por nuk i interesin cilësia në këto universitete.

Hetimi i Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë është hapur nëpërmjet vendimit nr. 573, dt. 26.11.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit të Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë”.

Në paragrafin e dytë të vendimit, thuhet shprehimisht se: “Arsyeja e hapjes së hetimit është për të analizuar nivelin e konkurrencës në tregun e ofrimit të shërbimit të arsimit të lartë”.

Megjithëse në raport konstatohet situata e monopolit në treg, kjo çështje anashkalohet. “Në vendin tonë, nga rezultatet e analizës së tregut, rezulton se struktura e tregut në arsimin e lartë është më afër asaj të konkurrencës monopolistike”, nënvizohet tek gjetjet e raportit.

Nëpërmjet vendimit nr. 706, dt 10.09.2020: janë dhënë rekomandimet respektive për Ministrinë e arsimit, INSTAT dhe universitetet publike e private.

MASR i është rekomanduar kryerja e një studimi tregu për përcaktimin e nevojave të tregut për specialistë, si dhe hartimi e propozimi i një kuadri ligjor lidhur me financimet e IAL-ve private.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento