Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

UNHCR: Mbi 5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë

19:04 20/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët bëri të ditur se më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para. Disa prej tyre rrëfejnë tmerrin e ditëve të qëndrimit mes bombardimeve të fuqishme, e vështirësive për të siguruar bukë e ujë.

Viktoriya Savyichkina, nënë e dy vajzave la pas shtëpinë e saj në qytetin e shkatërruar të Mariupolit. Para se të largohej ajo jetonte prej javësh në një bodrum pa energji elektrike dhe ujë. Tashmë në Poloni, së bashku me dy vajzat e saj, po planifikon të rifillojë jetën e para.

“Rrimë dhe qajmë, të gjithë kemi ndjenjën se nuk kemi më shtëpi. Nuk dihet se ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të vrapojmë. Kjo është shumë e frikshme”, thotë ajo.

Shifra prej 5 milionë refugjatësh shënon një tjetër moment tronditës historik në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vetëm tre javë më parë, kur numri arriti në katër milionë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se ishin tejkaluar parashikimet e rasteve më të rënda.

“Në më pak se dy muaj kemi parë që rreth një e katërta e popullsisë së Ukrainës, më shumë se 12 milionë njerëz në total, përfshirë pesë milionë refugjatë, dhe 7.1 milionë brenda vendit, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo është një shifër marramendëse njerëzish”, thotë zëdhënësja e UNHCR-së në Gjenevë, Shabia Mantoo.

Sipas UNHCR gjysma e refugjatëve nga Ukraina janë fëmijë.

Në Poloni kanë mbërritur më shumë se 2.8 milionë refugjatë. Ukrainasit marrin numra polak identifikimi (PESEL), që u japin atyre mundësi për të punuar, për kujdes shëndetësor falas, shkollim dhe për të marrë ndihmë financiare për fëmijët. Por disa prej tyre, sikurse 40-vjeçarja Savyichkina, me profesion llogaritare, kanë vendosur të vazhdojnë përpara dhe të shohin se çfarë sjell jeta.

“Ne do të shkojmë në Gjermani, sepse ata kanë thënë se do të na ndihmojnë. Shpresojmë të jetojmë atje, të dërgojmë fëmijët në shkollë, të gjejmë punë e të fillojmë jetën nga e para”.

Ajo dhe vajzat e saj po qëndrojnë brenda ambienteve të mëdha të një qendre që përdoret për ekspozitë (Global EXPO), e shndërruar në një strehë për rreth 800 refugjatë.

Familja donte që në fillim të largohej nga qyteti port i Mariupolit i cili po bombardohej egërsisht, por duke parë shkatërrimin përreth, ajo kishte frikë të largohej nga bodrumi, edhe pse nuk kishte energji elektrike e për të marrë ujë u duhej të rrezikonin shumë, duke e sjellë me gota nga jashtë.

“Ne donim të largoheshim menjëherë sepse të gjitha shtëpitë përreth ishin shkatërruar. Gjithçka ishte plaçkitur, kishte trupa ushtarake që plaçkitnin, njerëzit donin të hanin, ne gjithashtu nuk kishim ujë për të pirë”.
Me t’u dhënë mundësia, ajo dhe vajzat e saj 9 dhe 14 vjeçare u nisën drejt Polonisë.

Më në jug, Hungaria po shërben gjithashtu si një vend i madh pritjeje për refugjatët. Nga më shumë se 465,000 refugjatë, rreth 16,400 kanë aplikuar për të qëndruar aty. Shumë prej tyre janë anëtarë të pakicës etnike hungareze në Ukrainë. Qeveria e Hungarisë thotë se ka dhënë rreth 8.7 milionë dollarë për disa organizata bamirëse dhe po jep subvencione kompanive që të punësojnë ukrainas që kanë aplikuar për të marrë qëndrim të përhershëm në këtë vend.

Rumania fqinje ka pranuar mbi 750,000 refugjatë. Në një qendër në Bukuresht, Oxana Cotus nga Kievi, me 4 fëmijët e saj të vegjël thotë se nuk donte të ishte larg atdheut të saj ndaj u kthye nga Danimarka që kishte zgjedhur fillimisht për të qëndruar, në Rumani.

“Kryqi i Kuq na ndihmoi të qëndrojmë këtu. Na strehuan në një ndërtesë dhe duke qenë se kemi shumë fëmijë, u përpoqën të përmirësojnë jetën tonë e të fëmijëve tanë”, thotë ajo.

Vendet pritëse thonë se kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar këtë sfidë të pashembullt, veçanërisht tani, kur numri i refugjatëve mund të rritet pasi Rusia ka intensifikuar betejën e saj për kontrollin e rajonit lindor të Donbasit.

Kryebashkiaku i Varshavës Rafal Trzaskowski thotë se rreth 300,000 refugjatë janë vendosur në këtë qytet me një popullësi prej rreth 1.8 milionë banorësh.
“Nëse kemi një valë të dytë refugjatësh, atëherë do të krijohet një problem i vërtetë sepse deri tani i kemi përmbushur kapacitetet e nuk mund të pranojmë më shumë”, thotë zoti Trza.

Të tjera

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz
Aktualitet

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas skandalit të publikuar në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, duke...

14:15 25/02/2026
Para
‘Nuk guxojmë të heqim dorë nga bisedimet’,Osmani flet në lidhje me ‘ngërçin’ me Bullgarinë

‘Nuk guxojmë të heqim dorë nga bisedimet’,Osmani flet në lidhje me ‘ngërçin’ me Bullgarinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

14:28 03/03/2026
Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.