Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Unaza e Re’/ Mbyllet hyrja e Tiranës te Dogana për 4 muaj. Jaupaj i jep ‘drejtim’: Për të ardhur nga Durrësi… dilini nga Elbasani!

23:37 19/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Edhe pse po punohet në infrastrukturë dhe miliardat janë derdhur lum në 30 vite, Tirana ka mbetur një “hinkë” në të gjitha hyrje-daljet e saj që mbyten me një “pikë ujë”.

Sapo nis puna për zgjerimin apo rregullimin e një rruge kryesore, bllokohet trafiku dhe po ashtu edhe një hyrje nga një drejtim për të ardhur apo dalë nga kryeqyteti.

Duke filluar nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe, tek ish- sheshi “Shqiponja”, pasi do të shemben disa objekte tek zona e “Astirit”.

Ndërkohë, po nesër do të fillojnë faza e tretë e punimeve për pjesën e tretë të kësaj rruge, që do të zgjas 4 muaj.

Gjatë inspektimit të punimeve në rrethrrotullimin e doganës, drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, tha se, një zgjidhje derisa të përfundojnë punimet dhe për të shmangur trafikun në hyrje dhe në dalje të autostradës Tiranë-Durrës, do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi, për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

Jaupaj u shpreh se, do të lihet një korsi emergjence, duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

Drejtori i policisë së Tiranës, tha se, për të shmangur trafikun e rënduar në Tiranë, është punuar për hartimin e një plani, detajet e të cilit do bëhen publik në vijim.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë.

Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana.

Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”,- u shpreh Jaupaj.

Pas përfundimit të fazës së parë dhe të dytë të punimeve, faza e tretë është faza më e vështirë dhe e komplikuar dhe do të zgjasë katër muaj.

Drejtori i ARSH-së, Ergys Verdho, tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë.

“Nga autostrada e Durrësit mjetet do të futen po prapë me tre korsi në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”. Mjetet e tjera që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” derivojnë në dy korsi dhe vijnë bashkohen me këta që vijnë nga Tirana.

Në këtë pjesë do të zgjidhet me një korsi shtesë. Do të shkohet deri te Astiri me një rrethrrotullim, ku do të mundësohen të futen për në Tiranë. Është faza e tretë që do të zgjas katër muaj intensive ditë e natë”,- u shpreh Drejtori i ARSH, Ergys Verdho.

Ndërkohë, ministrja Balluku njoftoi se, ditën e nesërme do të nisë prishja e banesave në lotin 3 dhe gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

Aksioni i IKMT-së

Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” (Loti 3).

Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirimin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale.

Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.

/GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: doganaelbasanihyrjembylljeTiranaunaza e re

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para

Koronavirusi/ Krye-eksperti britanik jap lajmin e ‘kobshëm’: Ndoshta nuk do të zhduket...

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English