Ulet kurba e të infektuarve, por rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një ulje e rasteve të reja me koronavirus në vend, por numri i vdekjeve  në vend mbetet i lartë.

Në përditësimin e bilancit për ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se, se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 qytetarë, ndërsa nga 2.084 testime, 565 kanë rezultuar të prekur.

Pavarësisht rritjes së të infektuarve mbetet pozitivë numri i pacientëve të cilët kanë fituar luftën me sëmundjen.  Ditën e sotme, 373 qytetarë kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht bëhet e ditur se në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive dhe gjashtë  janë të intubuar.

Rritja e të prekurve ka çuar drejt ezuaurimit të kapaciteteve në shtretër në tre spitalet Covid, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një afat konkret se kur do të hapet spitali Covid 4 për të t’i bërë ballë fluksit të shtuar të infektimeve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8331

Durrës 1164

Elbasan 813

Fier 1223

Korçë 870

Vlorë 801

Shkodër 888

Lezhë 699

Berat 499

Kukës 323

Dibër 133

Gjirokaster 476.

Shpërndaje
Share.

Komento