Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia pak ditë më parë në një shkelje të plotë të së drejtës ndërkombëtareka lënë qytetarët e këtyre zonave para 2 zgjedhjeve: pranim ose rezistencë.
Për mua nuk kanë rëndësi kufijtë dhe territoret e shtetit por fati i njerëzve”. Ky është një citat i presidentit rus në një intervistë me gazetën gjermane “Bild” në janar 2016. Atëherë bëhej fjalë për aneksimin e Krimesë. Këto ditë sërish kreu i Kremlinit ndryshoi me dhunë kufijtë dhe ankesoi pjesë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe Zaporishjas.
Moska kërcënon të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe armët atomike për të mbrojtur pjesë të tjera të vendit. Ukraina dhe shumica e vePas gjashtë muajsh pushtimi vjen bashkimi me Federatën Ruse.ndeve kanë deklaruar, se nuk do të njohin as aneksimin, dhe as “referendumet” ku gjoja shumica i ka thënë “po” bashkimit me Rusinë. Po kush janë këta miliona ukrainas që jetojnë në anën tjetër të frontit dhe çfarë do të ndryshojë tani për ta?
Ku ndryshon atmosfera në Donjeck dhe Kherson?
Ende nuk dihet numri i saktë i personave që jetonin në këto zona në kohën e aneksimit, por bëhet fjalë për miliona vetë. Megjithëse aneksimi ishte i njëkohshëm për këto zona, rajonet janë shumë të ndryshme. Në Donbas që nga viti 2014 ka pasur një selektim të detyruar: qindra mijëra vetë, shumica të rinj janë larguar nga “Republikat” e vetëshpallura, kanë shkuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Kievi. Ata që kanë mbetur janë shumica të moshuar, ose njerëz që e mbështesin separatizmin. Për disa do të jetë realizimi i asaj që gjithmonë dëshironin. Ka ende pjesë të popullatës që bashkëpunojnë”, thotë Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studimet Europianolindore, Stockholm Centre for Eastern European Studies (SCEEUS). Duket se në lindje ka më shumë syresh se në jug, por shifra të sakta nuk ka.
Ka njerëz në Donbas që e kanë mbështetur aneksimin nga frika, se pas kthimit të pushtetit ukrainas, disa do të përgjigjeshin para gjyqit, thotë Serhij Harmash, i lindur në Donjeck, kryeredaktor i gazetës “Ostrov” dhe anëtar i grupit trilateral të kontaktit për zbatimin e Marrëveshjeve të Minksut. “Këta njerëz do të thonin “po”, sepse nëse Ukraina rikthehet, ata duhet të arratiseshin diku, sigurisht në Rusi”, por se sa të tillë ka, nuk dihet.
Në këto gjashtë muaj zonat e pushtuara në Donbas dhe në jug të Ukrainës si edhe pjesë të Khersonit dhe Zaporishjas kanë pësuar ndryshime shoqërore. Qindra mijëra vetë janë arratisur, por edhe mes atyre që kanë qëndruar, ka shumë që mbështesin Kievin. Këtë e tregojnë protestat me flamurin ukrainas, që u zhvilluan në muajt e parë pas pushtimit. “Në Kherson dhe Zaporishja ka shumë vetë që e urrejnë Rusinë, dhe në Donjeck dhe Luhansk në tetë vitet e fundit njerëzit kanë qenë në breshëri të propagandës”, thotë Harmash. Ndryshe nga Krimeja, ku në fillim të aneksimit në vitin 2014 dy të tretat ishin rusë etnikë, numri i tyre në lindje dhe jug të Ukrainës është më pak se gjysma. Në një regjistrim të popullsisë në Kherson dhe Zaporishja në vitin 2001, kjo shifë ishte respekttivisht 25% dhe 15%.
Mbështetje financare e zonave të aneksuara
Në vështrim të parë aneksimi formal i këtyre zonave nuk do të ndryshojë gjë, por përvoja në Krime të tregon, se si do të jenë zhvillimet: një përzierje e kërbaçit për ata që mendojnë ndryshe dhe bukë për ata që janë besnikë. Rrogat dhe pensionet do të rriten, dhe Rusia do të përpiqet të rindërtojë infrastrukturën. Zëvendëspërfaqësuesi i administratës së Kremlinit, Sergej Kirijenko më 29 shtator përmendi shifra: sipas tij 3,3 miliardë rubla, 58 milionë euro do të jepen për “projekte mbështetëse” në zonat e pushtuara. Gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën do të zëvendësohet – ligjet, valuta, ofruesit e telekomunikacionit, gjuha, arsimi. Qëllimi është rusifikimi i rajoneve që Kremlini i sheh si historikisht të tijat.
Lëvizje partizane?
Banorët e zonave të aneskuara do duhet të vendosin. Ose të pranojnë ndryshimet ose të bëjnë rezistencë me rrezik jete. “Këto janë vendime të vështira, shumë do të jenë të dëshpëruar, se nuk do ta dinë se si do të jenë zhvillimet”, thotë eksperti Andreas Umland. Nuk dihet sa do të qëndrojë Rusia, dhe sa shpejt do të rimerren këto zona nga Ukraina. Që tani ka raportime për represione, për arrestime dhe tortura të atyre që kanë simpati për Kievin. Meshkujt merren nën lupë, sepse ata do të thirren në luftë si pjesë e ushtrisë ruse. Me këtë Kremlini ndoshta do të ulë rrezikun e një lufte partizanie. Në jug kjo lëvizje është prezente që tani, me disa atentate ndaj personave që kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Serhij Harmash beson, se pas kësaj gjenden shërbimet sekrete ukrainase. Por ai nuk pret ndonjë lëvizje partizane të fortë në tokën ukrainase, si në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo që shohim është më shumë puna e grupeve të organizuara, që drejtohen nga shërbimet sekrete, thotë ai.
E hapur mbetet se kush mund të ndërtojë një fuqi shtetërore rajonale tek këto zona. A do të drejtojnë ukrainasit zonat e pushtuara apo funksionarët e dërguar nga Rusia? Deri tani pushtuesit rusë kanë zgjedhur të vendosin në poste vendasit, ish anëtarë të partisë proruse të “Partia e Rajoneve” të Viktor Janukoviçit të arratisur në Rusi në vitin 2014. A do të kthehet ai apo kryeministri i tij, Mykola Asarov e tjerë apo përfaqësues të elitës së atëhershme në Donbas? Ekspertët nuk e përjashtojnë këtë, por nuk besojnë, se kjo është e mundur. Ndërkohë janë krijuar elita të reja, thotë Harmash.Ndoshta udhëheqja e këtyre rajoneve do të kalojë në dorë të funksionarëve rusë. Një zhvillim të tillë e ka përshkruar ndërkohë shtypi rus. E në disa nivele ai ka filluar./DW