Raporti e quan “Uji Pa të Ardhura”, ndryshe humbjet e ujësjellësve janë 63.82%. Ndoshta Kryemnistri Rama nuk i merr këto informacione, ndryshe nuk do të premtonte furnizim me ujë 24 orë në madatin e ardhshëm. Bilanci i ujit përpiluar nga ERRU për vitin 2019, i sapo publikuar raporton një prapambetje në këtë sektor. Në vitin 2013, vit në të cilin është hartuar për herë të parë një Bilanc Uji për sektorin, ky tregues ka qenë në vlerën 69%, duke vazhduar të mbetet historikisht me një ritëm mjaftë të ngadaltë.
Mbulimi me shërbim arrin të kryhet për 83% e popullsisë. Theksohet fakti që në shoqëritë UK Korçë dhe Pogradec që 100% e konsumatorëve familjarë janë me matje, sasia e ujit të prodhuar është në vlerat rreth 80 litra/ditë, banor.
Problemi i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë me ndërprerje qëndron në nivelin e madh të humbjeve të përgjithshme, ulja e të cilëve me ruajtjen e së njëjtës sasi prodhimi do të sjellë rritjen e kohës së furnizimit me ujë për konsumatorët.
Mungesa e matësave në prodhim dhe mos zëvendësimi i tyre në rast defektesh mbetet faktor në luhatjen e nivelit të matjes për ujin e prodhuar si dhe përcaktimin real të nivelit të humbjeve në sektor.
NJë fënomen jetër është mungesa e matjrs së ujit në 58% e volumittë prodhuar në burim.,Por ka dhe ujësjellës që nivelin e matjes së ujit të prodhuar në burim e kanë 25%.
Duke patur parasysh gjendjen e sistemeve të furnizimit me ujë, sidomos ato të rrjeteve shpërndarëse, sasia e ujit e prodhuar, për disa nga shoqëritë, është e pamjaftueshme për furnizimin e popullatës. Për rritjen e cilësisë së shërbimeve me synimin e furnizimit me ujë pa ndërprerje (24/7) kërkohet rritja e sasisë se ujit të prodhuar dhe ndoshta gjetja e burimeve të reja të ujit.
Të dhënat e volumit të prodhuar të ujit në burim duhen marre me rezervë, si rrjedhojë është e domosdoshme plotësimi me matësa të mëdhenj për të gjitha llojet e burimeve të ujit, thekson dokumenti.
/GazetaReforma.com/