Ditën e sotme bëhen plot 23 vite që nga vdekja e njërit prej themeluesve të partisë Demokratike, Azem Hajdarit.
Për të kujtuar këtë ditë, presidenti Ilir Meta ka ndarë edhe nje status në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku shpreh mirënjohjen për veprat e bëra nga Azem Hajdari dhe shton se guximi i tij duhet të jetë fyrmëzues për të ndërtuar një Shqipëri europiane.
Postimi i Plotë nga Presidenti Ilir Meta
Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!
Kujtomë që ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri. Ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes
Më 2 tetor “1998” Hajdari e nderuan pas vdekjes me titullin Qytetar Nderi i Tiranës[3] dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti Bamir Topi.
Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.
Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie.
Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.
Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate.
22 vite bëhen sot që nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe një prej drejtuesve të Partisë Demokratike me ardhjen e pluralizmit në vend.