Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

UBT dhe UPT me deklarata publike për protestën e studentëve: Jemi PRO

19:23 14/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Dy nga universitet kryesore në vend kanë marrë qëndrimin e tyre përballë protestës së studentëve. Universiteti Bujqësor I Tiranës dhe ai Politeknik kanë dalë në deklarata publike në mbështetje të studentëve.

Sipas një dokumenti të shpërndarë për mediat nga zyra  e Marrëdhënieve me jashtë dhe Publikun të Universitetit Bujqësor të Tiranës,  thuhet se senati është i vendosur për të kërkuar përmirësimin e kushteve, të kërkuara nga  vetë studentët. Gjë e cila vjen e përmendur edhe në deklaratën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ndër të tjera propozon edhe krijimin e një agjende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:
1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

2. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

Të lidhura

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë
Aktualitet

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin gjatë verës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të helmimeve, duke vënë...

18:47 04/07/2025
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun
Aktualitet

I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” ka hedhur dritë mbi një problem serioz në sistemin penitenciar shqiptar, ku...

18:31 04/07/2025
Para

Prish 4 objekte, inspektori i IKMT dënohet me 1 vit burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

18:47 04/07/2025
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës

18:31 04/07/2025
Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

18:17 04/07/2025
Zelensky pas telefonatës me Trump: Presidenti ishte i informuar për situatën në Ukrainë

Zelensky pas telefonatës me Trump: Presidenti ishte i informuar për situatën në Ukrainë

18:03 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.