U zunë me njëri-tjtrin, nipi i vë zjarrin biznesit të xhaxhait

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

U zunë me njëri-tjtrin, nipi i vë zjarrin biznesit të xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë. Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr, por jo vetëm kaq.

Në sherr janë përfshirë edhe dy djemtë e tyre, të cilët janë arrestuar.

Mësohet se sherri ka nisur për motive pronësie e më pas ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu e ditur bëhet se shtetasi Sh. V., i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, e cila ishte në pronësi të xhaxhait të tij.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit: N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Shpërndaje
Share.

Komento