Enkeleda Çapoku u vra nga kunati i saj, Erdet Çapoku, më 9 janar 2020.
35-vjeçarja së bashku me vajzën 18-vjeçare jetonin në një banesë me qira, afër banesës së kunatit, ndërsa burri i saj ndodhej në burg, i dënuar 10 vite për drogë.(lexo këtu)
Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje.
Vajza e viktimës S. Çapoku, ka treguar të tjera detaje për veprimet e xhaxhait të saj.
Në një rrëfim për Klan Plus, 18-vjeçarja thotë se xhaxhai nuk pranonte lidhjen e saj me një djalë.
Pjesë nga intervista
Ju jeni 18 vjeç. Jeni e lidhur me një djalë. A e pranonte Erdeti këtë lidhjen tuaj? Dhe çfarë konflikti lindi në këtë pikë?
Një lidhje tamam nuk mund të quhet sepse akoma nuk e kemi zyrtarizuar. Thjesht është një pëlqim. Mami i tha çunit që pa dalë burri nga burgu, nuk ka as fejesë as kafe.
Erdeti si e priti?
Nuk e di se si e mori vesh, por nuk ishte dakord. Thoshte që atë çunin nuk do e marrë.
Përse e refuzonte?
Nuk e di arsyen, sepse nuk e thoshte. Thoshte vetëm që atë djalin nuk do ta marri edhe nuk ishte dakord.
Ty ta kishte thënë? Të kishte ndaluar? Kishe biseduar me xhaxhain për këtë pjesë?
Jo nuk kam biseduar, sepse ai është personi i fundit fare që mund të pyetet, sepse unë kam prindër. Meqë tani mami im nuk jeton, kam babin, edhe babi pyetet dhe ka përgjegjësi mbi mua. Ai nuk ka fare asnjë lloj përgjegjësie mbi mua sepse ai është i vdekur për mua pasi ma masakroi mamin dhe ma vdiq në atë lloj mënyre. Ai nuk ekziston më fare për mua.
Si i ke marrëdhëniet me babin?
Me babin i kam marrëdhëniet shumë mirë, sillet shumë mirë me mua, shumë i dashur, më do dhe normalisht që e dua.
Po ashtu, në emision ka qenë e pranishme edhe kunata e viktimës, Hajrie Fjolla, e cila ka treguar telefonatën e fundit të viktimës, që ishte ajo e bashkëshortit të saj.
Sipas Hajries, ai i ka kërkuar Enkeledës të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë ndaj vëllait të tij, Erdetit, pasi nuk merrte dot leje nga burgu.
Spartak Koka: Cilin denoncim të tërhiqte? Këtë të cilin ne përmendëm? Denoncimin që kishte bërë Enkeleda ndaj Erdetit?
Hajrie Fjolla: Edhe tha pse ta tërheq denoncimin se kam frikë ta tërheq se më ndjek ngado. Edhe ai ‘tha të lutem se do t’i bëjë ndonjë gjë vajzës dhe nuk të mbroj dot’. Edhe ditën e hënë, unë bashkë me Enkeledën ishim në Komisariatin Nr.5 në Kamëz. Ai nuk priti që ne të shkonim të tërhiqnim denoncimin…
Spartak Koka: Do iknit të hënën në Kamëz? Përse?
Hajrie Fjolla: Që të tërhiqnim denoncimin. Nga frika që mos i bënte gjë vajzës dhe Enkeledës.