Skip to content
Kronikë

U vra nga ish-vjehrri se po i ndahej nga e bija, ja kush është gruaja Dhurata Saliaj

· 2 min lexim

Kudret Saliaj, mbeti viktimë ditën e sotme pasi u qëllua për vdekje nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari. Viktima kishte nisur një proces gjyqësor për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Dhurata Saliaj, me të cilën kishte tre fëmijë. Çifti ishin përfshirë në konflikte dhe debate për dhunë dhe tradhti.

Vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore.

Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Dhurata Saliaj, 32-vjecare jetonte në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Picar në periferi të kryeqytetit.

Por pas arrestimit të Dhurata Saliajt në tetor të vitit 2020, mbesa e burrit të saj, 17-vjeçe, bëri dhe një tjetër denoncim, ku e akuzonte 32-vjeçaren se i kishte nxjerrë në Instagram në shitje virgjërinë.

17 vjeçarja e denoncoi nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër të kryeqytetit pasi kishte zbuluar se gruaja fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt në Instagram për himenin e mbesës.