Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U vra nga ish-bashkëshorti në 2017, KPK mbyll vettingun e Hafizit

23:16 22/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka hezituar ta shqyrtojë dosjen e së ndjerës.

Të dhënat e një vetingu për magjistraten e ekzekutuar nga bashkëshorti i saj në mes të Tiranës janë bërë publike nga vetë Komisioni, ndërkohë që në shqyrtim kanë marrë pjesë edhe ndërkombëtarët.

Vendimi prej 3 faqesh është shpallur me 13 janar të këtij viti, ndërkohë që Komisioni nuk harron të kujtojë edhe faktin e ankimimit në Komisionin e Pavarur të Apelimit brenda afatit të përcaktuar prej 15 ditësh.

SHQYRTIMI NË KPK

Vetingu për gjyqtaren e vrarë në gushtin e vitit 2017 mësohet se ka zgjatur deri më 22 tetor 2021!

Komisioni i Vetingut ka pranuar se me gjithë marrjen e dijenisë përmes medias për vrasjen e gjyqtares ka vendosur që t‘i dërgojë në këtë datë Drejtorisë së Gjendjes Civile një shkresë me kërkesën për certifikatën e vdekjes, e cila sipas seancës së mbajtur me anëtarët dhe një vëzhgues ndërkombëtar iu dorëzua këtij Komisioni në datën 3 nëntor.

Duke iu referuar vendimit të publikuar në faqen zyrtare të KPK-së bëhet me dije se në datën 13 janar të këtij viti trupa e komisionerëve me anëtarë Firdes Shulin, Alma Faskaj dhe Suela Zhegun, pranoi që e ndjera gjatë kësaj kohe ka qenë subjekt i vetingut, ndonëse kishte ndërruar jetë.

Në vendimin e bërë publik nga ky Komision përmendet se, Fildez Hafizi ushtronte detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Shkodrës dhe se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit në 2016, pra një vit përpara se gjyqtarja të vritej, ajo i plotësoi dokumentet dhe i dorëzoi për kontrollin e trefishtë.

Gjyqtarja Hafizi, sipas KPK-së, kishte dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, për kontrollin e figurës pranë DSIK-së si dhe formularin për aftësitë profesionale.

Komisioni ka çmuar se në kushtet kur gjyqtarja ka ndërruar jetë deklarohet përfundimi i rivlerësimit pa një vendim përfundimtar. Ky vendim, sipas KPK-së, i dorëzohet më tej komisionerit publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe mund të ankimohet pranë KPA-së nga komisioneri brenda 15 ditëve.

EKZEKUTIMI I GJYQTARES

Mesditën e 31 gushtit të vitit 2017, Tirana do të tronditej nga atentati ndaj një gjyqtareje. Gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shumë shpejt Policia do të zbulonte si autor të krimit të rëndë ish-bashkëshortin e saj.

Fadil Kasemi u vu në pranga dhe doli para drejtësisë për krimin, duke tentuar të shfajësohet për shkaqet që e kishin çuar t‘i marrë jetën nënës së dy fëmijëve të tij, ndërkohë që gjyqtarja e njohur Fildez Hafizi kishte më shumë se dy vite që jetonte nën dhunën dhe kërcënimet e përditshme.

Gjyqtarja në atë betejë mes saj dhe bashkëshortit të dhunshëm ishte përpjekur disa herë të kërkonte ndihmën e njerëzve për të zgjidhur situatën me të shoqin por pa mundur, derisa ai vendosi t‘i zinte pritën dhe ta ekzekutonte në zonën e “Xhamllikut”./Burimi: Panorama

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Horoskopi sot, 23 janar 2022

Horoskopi sot, 23 janar 2022

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English