U vra nga babai në Prishtinë, viktima kishte bërë për spital ish-gruan më herët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë ku një person humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri

Albert Krasniqi është biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënderi. Ai ka qenë në kërkim nga Policia  pasi akuzohej për dhunë fizike ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi.

Mësohet se vrasja ka ndodhur pasi biznesmeni është përplasur parapraktisht me të atin, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Policia e Kosovës ishte vënë në kërkim të Krasniqit për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën ka dhe një vajzë. Dy ditë më parë u dha lajmi se çifti kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre disa-vjeçare.

Në kërkim të tij, policia i kishte bastisur edhe shtëpinë.

Vrasjen e Krasniqit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

 

Shpërndaje
Share.

Komento