U vra në Laç: Hoxha tregon të shkuarën e Paulin Markut! Në momentin e atentatit kishte edhe fëmijët në makinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji), i cili u vra gjatë atentatit në Laç dy ditë me parë.

I ftuar në një intervistë në “AbcNews”, Hoxha ka treguar se Marku ka qënë një nga investitorët më në zë në Tiranë.

Sipas tij,  shumë vite më parë ka raportuar për një gjyq që ai kishte fituar ndaj Ambasadës Amerikane në Shqipëri për një pronë.

“Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku. Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm. Një nga lokalet e njohura ka qënë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim. Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit. Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë. Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,”-tha Hoxha.

Gjithashtu, gazetari ka theksuar se është i rëndë fakti që në momentin e atentatit në makinën e tij Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

“Bujar Lika dhe Elvis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, është shprehur Hoxha.

Më tej, Hoxha tha se atentati në Laç nuk ka pasur lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi pak çaste më pas në hotel “Victoria”, në pronësi të Ervin Matës.

Ai u shpreh se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por një mendje djallëzorë kërkon të rizgjojë konfliktet.

“Një mëndje djallëzore ka dashur të fusë në konflikt. Në hotel rrinin mjekë, nga më të mirët dhe të huaj. Sepse është spitali afër,”-shtoi ai.

Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, një ngjarje e rëndë tronditi Laçin, pasi katër persona, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë policie mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras ku pati një përplasje me armë.

Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha me ndihmën e bashkëpunëtorëve shkoi në shtëpinë e tij, që të ndërrohej, hoqi uniformën e Policisë së Shtetit dhe i veshur civil, me ndihmën e familjarëve shkoi në spitalin e Kurbinit.

Më pas, u transportua drejt Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka marrë një plumb në këmbë.

Shpërndaje
Share.

Komento