Lavdosh Besniku 50-vjeç i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen nr.4 në Sarandë.
Mësohet se viktima është baba i katër fëmijëve.
50-vjeçari nga Tepelena ka kryer aktin e rëndë të vetëflijimit në ballkonin e shtëpisë.
Ndërsa ende nuk dihen motivet që shtynë 50-vjeçarin drejt aktit ekstrem.