Një ngjarje e rëndë ndodhi në 17 korrik të këtij viti, në Selenicë të Vlorës. Një bombol gazi shpërtheu në banesën e një çifti, ku gruaja mbeti e plagosur rëndë.
Ditën e sotme mësohet se e lënduara Mimoza Selimi, 42 vjeç ka ndërruar jetë në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe bashkëshorti i viktimës Rexhep Selimi.
Djali i vogël i familjes tregoi pas ngjarjes, së nëna kishte ndërruar bombolën e vjetër duke marrë një të re dhe dyshohet se nuk e kishte montuar mirë, gjë që solli shpërthimin.
Mësohet se familja Selimi është në kushte të vështira ekonomike.