Ditën e djeshme DASH shpalli “non grata”, ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi sot në Kuvend kërkoi që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, të thërrasin në interpelancë ish-kryeministrin Berisha. Gjuzi ka kërkuar që kryeparlamentari ta hedh në votim ditën e sotme. Kryetari i Kuvendit i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka një rregullore që të thirret në interpelancë një ish-kryeministër, aq më tepër një ish-President. Ruci ka vazhduar më tej duke i thënë që në qoftë se ka interes për këtë çështje të interesohet në rrugë të tjera.
Kujtim Gjuzi: Do kisha një propozim, të thirret në seancë plenere presidenti dy herë i Shqipërisë, Sali Berisha, dy herë kryeministër, sepse dje pas deklaratës së sekretarit amerikane të shtetit ka kthyer një përgjigje ku aludon ose ka akuza për tjetërsim të kufijve të Kosovës. Në këtë koncept unë jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të gjerë, prandaj ta përfshin në një votim sot. Berisha si një njeri që ka dijeni për atë që ka ndodhur dhe akuzën që ka bërë për Soros për fondacionin e tij në Beograd.
Gramoz Ruçi: Nuk ka rregull për të thirrur në interpelance ish kryeministër, aq më pak ish-president. Kështu që nëse ke interes, interesohu në rrugë të tjera por jo në rrugë parlamentare