Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U shpall “non-grata”, Berisha letër të hapur ambasadorit britanik

15:44 23/07/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e djeshme  kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e tij me gazetarët deklaroi se ka marrë njoftim nga sekretari britanik, se është shpallur “non grata” nga ky shtet.  Ndërkohë që sot Berisha i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit britanik Sir Alastair King-Smith.

Në argumentin e tij Berisha e cilëson vendimin absurd dhe tendencioz.

Gjithashtu Berisha thekson në letër faktin se është akuzuar nga Britania e Madhe se ka favorizuar biznesmenin Damir Fazlliç, një shtetas britanik, që sipas tij nuk është i dënuar as në Tiranë dhe sa në Londër.

LETRA
Letër e hapur
Drejtuar Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith

Shkëlqesia juaj!

Dje, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që Ju drejtoni, reagoi ndaj deklaratës sime për shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Në mungesë të fakteve, në vend të ndjesës publike, në këtë reagim mbrohen shpifjet vulgare të letrës në emër të Sekretarit të Brendshëm, në të cilën unë akuzohem për korrupsion, dmth përdorimin e pushtetit për pasurimin tim dhe rrethit tim, për të cilat nuk keni sjellë dhe nuk do mund të sillni kurrë asnjë provë dhe fakt të vetëm për arsyen e thjeshtë se të tilla nuk ekzistojnë.

E vetmja gjë konkrete, që përmendet në atë letër për korrupsionin është shtetasi britanik Damir Fazliç, ish-këshilltari im elektoral në ekipin e BGR në zgjedhjet e vitit 2005, të cilin sipas letrës, unë e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolën prova inkriminuese. Në fakt, 14 vite më parë, Prokuroria shqiptare e hetoi sipërmarrësin në fjalë për një kohë të gjatë, duke konkluduar se nuk kish mundur të provonte asnjë nga shkeljet e pretenduara për të. Dhe, me lejoni të theksoj se, e gjithë historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat të Fazllic për investim direkt, dhe jo për lidhje me tendera apo kontratat publike. Për më tepër, gjatë 9 viteve që prej largimit tim nga qeveria, nëse do të kishte pasur shkelje, Prokuroria ka pasur mundësi të hetonte përsëri, por asnjëherë, një gjë e tillë nuk është bërë për faktin e thjeshtë se hetimi i parë, ndonëse i plotë e i thelluar, nuk gjeti asgjë të jashtëligjshme.

Nëse Shkëlqesia Juaj ka prova inkriminuese për shtetasin Tuaj, ligji Ju detyron t’i dërgoni ato para drejtësisë shqiptare ose angleze, dhe jo të tirrni shpifje publike pa sjellë asnjë argument.

E gjej tendencioz dhe absurd përdorimin për akuza ndaj meje të emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, dhe që nuk ka përfituar kurrë as dhe një cent nga qeveria ime, dhe që pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri.

Me këtë rast ju vë në dukje se përdorimi për të me akuzuar mua për korrupsion i emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, përbën një fyerje për çdo shqiptar, për çdo britanik, për çdo europian, për çdo amerikan dhe për çdo qytetar të botës që beson në prezumimin e pafajësisë, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, dhe pas saj në të gjitha dokumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por që Ju ua mohoni një qytetari të vendit Tuaj, me qëllim shpifjen ndaj një personi tjetër.
Kjo përbën një skandal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverise më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. Me këtë rast, dua t’Ju siguroj, Ju dhe qeverinë e Madhërisë së Saj, për të cilën ruaj respekt të vërtetë, se me të gjitha mundësitë e mia modeste, nuk do rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre.

Shkëlqesia Juaj, nuk po ndalem të komentoj akuzën Tuaj politike për lidhjet e mia me krimin, pa sjellë asnjë fakt, sepse për këtë flet shumë më gjate e më thellë, heshtja Juaj për rekordet më të zeza të narkoqeverisë që po zbraz Shqipërinë më shumë dhe më shpejt se një luftë. Por, iu bëj me dije se jeni zyrtari i parë në botë që e thoni një gjë të tillë, dhe se akuza të tilla nuk janë artikuluar ndonjëherë as nga kundërshtarët e mi, lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo ditë.
E mbyll këtë letër me lutjen dhe kërkesën time për Shkëlqesinë Tuaj, Ambasador King-Smith, dhe qeverinë e MB, që çdo provë, fakt apo dokument, që dispononi apo që mund të siguroni, nga kushdo në botë, t’i paraqisni pranë gjykatave shqiptare apo britanike.

Me konsideratë,
Sali Berisha.

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
Para
Horoskopi sot, 24 korrik 2022

Horoskopi sot, 24 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.