U shkarkua nga KPA/ I përzgjedhuri i Metës sfidon Vettingun, i drejtohet dyerve të Kushtetueses

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçin.

Edhe pse ligjërisht Muçi është jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite, ai sërish iu drejtua dyerve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, KPA nuk ka rol vendimtar për një anëtar që është dekretuar nga presidenti dhe mund të sharkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ndër të tjera, Muçi e quajti procesin ndaj tij politik.

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha mes të tjerave Muçi në daljen e tij për gazetarët.

Në lidhje me vendimin ndaj Muçit ka reaguar edhe presidenca, duke e cilësuar vettingun si një vegël të partisë.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Shpërndaje
Share.

Komento