Më herët këtë mbrëmje ndodhi një plagosje në Shkodër.
Siç u raportua një person ishte plagosur në këmbë dhe ishte transportuar në spital.
Së fundmi, BalkanWeb bën me dije se bëhet fjalë për një 30-vjeçare, të quajtur Liljana Jeremia.
Ajo tashmë ndodhet jashtë rezikut për jetën.
Në deklaratën e saj për policinë, Jeremia deklaroi se ka qenë duke ecur në rrugë kur paparitur është qëlluar.
Ajo është shprehur se nuk e di se kush mund të fshihet pas ngjarjes.
Paralelisht, policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit.