Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U qëllua në mes të plazhit në Itali, ja emri dhe historia e shqiptarit që drejtonte…

11:50 21/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

U qëllua dje me armë nga dy të panjohur në një plazh të Italisë, por mundi të mos e humbas jetën, edhe pse në gjendje kritike në spital…

Detaje të reja kanë dalë në dritë sot, nga shqiptari të cilit iu bë atentat në mes të plazhit në Itali, ditën e diel në ora 10:00 në bregdetin roman.

Ai quhet Selavdi Shehaj, 38 vjeç, shoqërues i pronarit të biznesit ‘Bora Bora Beach’ në bregdetin e Sirenave në Torvaianica.

Qytetari shqiptar me një histori droge, u qëllua pas shpine dhe rrezikon të paralizohet. Dy burra kërkohen nga Policia italiane, që erdhën me një motoçikletë skuter dhe i bënë atentat.

Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe kishte një histori droge në të kaluarën etij.

Pikërisht aty, në të kaluarën, po përqendrohen tashmë hetimet e karabinierëve të Pomezias.

U deshën 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët torakalë të spitalit “San Camillo” në Romë, për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së burrit, i cili dëmtoi palcën kurrizore.

Sipas asaj që mësohet, gjendja e tij mbetet shumë e rëndë për momentin dhe rrezikon të paralizohet.

Ishte rreth orës 10:30 kur dy burra, me fytyra të mbuluara mbërritën me një motoçikletë skuter pranë një fabrike në Torvaianica afër Romës. Njëri hyri në plazh, i armatosur me një pistoletë, ndërsa bashkëpunëtori po priste jashtë me motorin të ndezur gati për t’u arratisur.

Pavarësisht nga disa njerëz të pranishëm në atë kohë, sulmuesi tërhoqi këmbëzën dy herë dhe plagosi Selavdi Shehajn në shpinë, përpara se të kthehej te bashkëpunëtori i tij. Kështu shpejt ata u hodhën mbi bordin e motoçikletës dhe i humbën gjurmët.

Kur agresori iu afrua, shqiptari me një vajzë po pastronte argjinaturën.

Ndërkohë, Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm në ato momente dhe ata që filmonin. Për momentin, asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë atë të përplasjeve për pazaret e drogës.

/ GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: atentatItaliplazhshqiptar

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

U kap në doganë me dy pistoleta, zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës: Isha nisur në Tiranë për koncert! Kush ishte biznesmeni në makinën e saj (DETAJE)

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English