Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Korçë.
Një tregtar ambulant, Dashnor Osmani, u qëllua me sëpatë dhe më pas trupi i tij u hodh në rrugën pranë Pazarit.
Policia arrestoi si autor të dyshuar për krimin, 42-vjeçarin, Zamir Topi.
Ky i fundit ka deklaruar se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës.
Mësohet se në vitin 2014, viktima dhe autori i kishin varrosur të afërmit afër.
Së fundmi Top Channel ka publikuar foton e viktimës, Dashnor Osmani, 50 vjeç, i cili është personi në foton më poshtë.
Ndërkohë ka dyshime se autori i ngjarjes është me probleme mendore.