Skip to content
Të Gjitha

U qëllua me sëpatë dhe u hodh në mes të rrugës, publikohet fotoja e viktimës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Korçë.

Një tregtar ambulant, Dashnor Osmani, u qëllua me sëpatë dhe më pas trupi i tij u hodh në rrugën pranë Pazarit.

Policia arrestoi si autor të dyshuar për krimin, 42-vjeçarin, Zamir Topi.

Ky i fundit ka deklaruar se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës.

Mësohet se në vitin 2014, viktima dhe autori i kishin varrosur të afërmit afër.

Së fundmi Top Channel ka publikuar foton e viktimës, Dashnor Osmani, 50 vjeç, i cili është personi në foton më poshtë.

Dashnor Osmani

Ndërkohë ka dyshime se autori i ngjarjes është me probleme mendore.