Skip to content
Kryesore

U qëllua me plumb në kokë, zbardhet vrasja e Artan Kajës

· 1 min lexim

Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen e Artan Kajës, 52-vjeçarit shqiptar, pronar i një kompanie transporti automjetesh në fshatin Lunata.

Në fillim ngjarja u trajtua si vdekje natyrore, por hetimet intensive kanë zbuluar se ai është vrarë me armë zjarri.

Trupi i pajetë i Kajës u gjet pas orës 20:00 pranë magazinës së kompanisë së tij, ndërsa autopsia konfirmoi plagën fatale në kokë, e shkaktuar nga një e shtënë.

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili ka pranuar se e ka qëlluar Kajën pas një debati për çështje pune.

Dyshohet se një përplasje e mëparshme mes të dyve ka çuar në ngjarjen tragjike. Hetuesit kanë njoftuar se arma e krimit ende nuk është gjetur dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe sigurinë e provave.

Kaja, i njohur si Toni, ka punuar për shumë vite në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata.