Skip to content
Të Gjitha

U prishet jahti në mes të detit, 7 turistët italianë shpëtohen nga roja bregdetare në Durrës

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme 7 turistë italianë janë shpëtuar nga roja bregdetare në Durrës.

Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit të keq dhe erërave të forta që nisën mbasditen e djeshme.

Pas thirrjes për ndihmë 7 turistët italianë arritën të shpëtonin shëndoshë e mirë.

Sipas kapitenit Taulant Allka, ndërhyrja qe e shpejtë dhe se jahti me turistët italianë u ankoruan në breg mbrëmjen e djeshme.