U premtoi qindra shqiptarëve shtëpi/ ‘Bamirësi’ Elvis Naçi kthehet në biznesmen luksi, por… shpreh ambicie edhe për një parti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E kemi parë me dhjetëra herë që të solidarizohet, të ndihmojë, të tregohet i gjindshëm, të trishtohet, madje edhe të qajë përpara kamerave për vuajtjet e fukarasë…

Por e kemi parë edhe në lutje në xhami teksa predikon me devotshmëri fjalët e Allahu-t, apo edhe në krah të kryeministrit Edi Rama, taksa jepte mend dhe këshilla në lidhje me bamirësitë për tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Dhe ndofta qëndrimi pranë kreut të shtetit “bamirësit VIP”, Elvis Naçi, i ka shtuar edhe ambicien për t’u marrë me politikë.

Mendimin se “Më mirë të kisha krijuar një parti!”, kleriku televiziv Naçi, e ka shprehur në rrjetet sociale prej nga pretendon se është mjaftë i ndjekur dhe se ka një numër të madh adhuruesit dhe fansash.

Pikërisht nisur nga kjo, ai ka menduar (jo i shtyrë nga shejtani), se mund të jetë aktiv edhe në politikë.

Image may contain: 16 people, crowd

Por vetëm dje, “bamirësi” Naçi, për të cilin flitet se ka shumë para dhe i vijnë  (kush e di nga ku?) edhe shumë donacione, bëri publike jo më një nismë bamirësie, por hapjen e një biznesi të ri syzesh optike me marka luksi.

Kohët e fundit në media on-line është përfolur se hoxha Naçi ka aksione edhe në biznese të tjera si ato mjekësore, apo edhe në media të caktuara të cilat janë bërë problematike për qeverinë “Rama”.

Por duke lënë më një anë “gojët e liga” që çfarë nuk thonë të shtyrë ndofta nga zilia, hoxha i njohur, Elvis, reagoi dje pas komenteve të shumta pozitive dhe negative që mori në rrjet.

Vetëm pak minuta më parë, Naçi postoi në profilin e tij zyrtar në Facebook reagimin ku shpreh indirekt dëshirën për krijimin e një force politike.

“Me 57 mije pelqime, me 760 mije shikime dhe 4 mije komente me mire te kisha hapur parti politike se dyqan syzesh, pak shaka per ta nisur diten me buzeqeshje! Zoti ju begatofte. Amin.”

Ndërkohë, miq dhe ndjekës të vijës së tij fetare, janë shprehur më herët privatisht se hoxha Naçi, ka dëshirë dhe po punon për krijimin e një partie me rrënjë islamike në Shqipëri.

“Këtë synim ai e ka për të marrë votat e popullsisë së besimit Islam, që në Shqipëri ndjehet e nëpërkëmbur dhe e persekutuar…”,- thonë miqtë e Hoxhës Elvis Naçi.

Por pavarësisht ëndrrës për një parti, deri tani duket se hoxha dhe “bamirësi” Naçi, po tregohet aktiv dhe po tenton me sukses në fushën e biznesit, ku vetëm dje çeli “Optika Elitare Milano”, një biznes luksi nëpërmjet të cilit ai zotohet të dhurojë shtëpi për fëmijët e varfër.

Madje ai i ka kërkuar edhe ndjekësve të tij që të luten për të, me qëllim që “t’i ecë vaj biznesi i ri”…

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”.

*Eh, Zoti na ruajt nga të tillë ‘bamirës’ dhe politikanë… Amin!

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento