Skip to content
Të Gjitha

U pezullua nga detyra/ SPAK i sekuestron 250 mijë euro mjekut të njohur

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar mjekut të njohur Edvin Prifti 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Lajmin e ka publikuar pak më parë Balkan Web dhe shkruan se shumat e mëdha të parave janë gjetur në zyrën e mjekut dhe në banesën e tij. Balkan web shkruan se 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë . Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

Mjeku  kardiolog i QSUT, Edvin Prifti u pezullua nga detyra ditën e sotme pasi emri i tij përmendej në përgjime që kishin të bënin me afera korruptive. Në hetimet e kryera ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt mjekut, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Po ashtu u pezulluan nga detyra edhe dy infermiere të QSUT.

Njoftimi i SPAK:

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve:

 

  1. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, masë sigurimi “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
  2. Trendafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, masë sigurimi “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal;
  3. Migena Skenderi, masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi Kodit Penal.