Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar në Rrugën Transballkanike.
Mësohet se një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, shkruan “Shqiptarja.com”.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave.