Një makinë u përplas me një shtyllë mbrëmjen e djeshme dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja u regjistrua aksin nacional, Uznovë-Poliçan.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është 49-vjeçari Viktor Hoxha, të cilit i janë vënë prangat.
Pas aksidentit, Hoxha i hoqi targat BMW-së dhe u largua me një makiinë tjetër.
Pas 20 minutash erdhi një karroatrec, i cili lëvizi makinën nga vendi i aksidentit.
Policia ka konstatuar, se mjeti ishte në pronësi të Robert Pushit, banues në fshatin Dyshnik.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në bizneset aty pranë, u verifikua se në momentin e aksidentit, makina drejtohej nga Hoxha.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë, çka ka bërë që 49-vjeç të humbasë kontrollin e mjetit në kthesë dhe të përplaset me shtyllën.