Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Një automjet ka përplasur fuqishëm një motor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.
Makina ndërkohë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punonjë për zbardhjen e ngjarjes.