Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të komisionit të Etikës për përjashtimin e tij me 20 ditë nga punimet e Kuvendit. Salinaji në një dalje për mediat tha se vendimi nga patronazhistët e qeverisë ishte i turpshëm, duke shtuar se ‘mazhoranca ka një urrejtje të verbër dhe armiqësisë ndaj opozitës’.
“Morën sot një tjetër vendim turpi. Duke u hequr përkohësisht mandatin parlamentar të dhënë me votë nga sovrani. Ti tradhtosh deputete më një urrejtje të verbër. PD e dënon me forcën më të madhe këtë ashpërsim të aksionit opozitar.”, u shpreh ai.