U përfol se do të largohej nga posti, Lleshaj i revoltuar: Jam në detyrë! Ja apeli që i bën mediave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas zërave për spostim të qendrave të votimit të votuesve, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit.

Ai u shpreh i revoltuar në lidhje me lajmet e rreme për të dhe i ka kërkuar mediave që të distancohen nga këto raportime.

“Po zbatohet më në fund projekti për sistemin e adresave. Kaosi i tranzicionit solli dhe zhbërjen e adresave të qytetarëve. Qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit. Për sa i përket lajmeve të rreme organet kompetente do të veprojnë. Mediat të distancohen nga tentativa për raportimin e lajmeve të rreme.

I kam dëgjuar vonë për shkak të angazhimit dhe nuk e kam për zakon që nuk kanë kuptim siç e shihni unë jam në detyrë dhe do vazhdoj ta bëj. Kjo tregon sa rëndë e kemi  gjendjen e informimit dhe të dezinformimit publik”, ka thënë ministri Lleshaj.

Shpërndaje
Share.

Komento