U mbyt ditën e djeshme në det, identifikohet viktima në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Durrës. Një person u gjet i pajetë në lagjen nr. 13 të këtij qyteti. Viktima u gjet nga një shtetas ende i paidentifikuar, i cili lajmëroi edhe policinë.

Ditën e sotme është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës, i cili humbi jetën si pasojë e mbytjes në det.

Viktima është N.P., 86 vjeç. Identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët nuk konstatuan as shenja dhune në trupin e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento