Ditën e sotme, në kryeministri kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi drejtuesen e re të Kadastrës Dallëndyshe Bici. I pranishëm në prezantim ishte edhe paraardhësi i saj, Artan Lame dhe drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Në fjalën e tij, Artan Lame ndërsa tregoi se të dielën ka ditëlindjen, shtoi se largimin nga kreu i Kadastrës po e konsideron si një dhuratë për këtë rast.
“Unë nesër kam ditëlindjen e pas 3-4 ditësh kam përvjetorin e asaj ngjarjes së shëndetit, e konsideroj dhe si një lloj dhurate për ditëlindje, se kam nevojë që të fokusohem tek shëndeti.“- tha Lame.
Gjithashtu ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame këshillon puntorët e institucionit që drejtonte që të kenë kujdes e të ruhen nga sytë e drejtuesve.
Para disa kohësh thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, se ka hyrë në rutinën e saj. Më dha trishtim se jemi mësuar të jemi në gjëra që kanë ritëm të shpejtë, kam filluar të mos e ndjej më veten në këtë lloj gjëje. Ishte një dilemë e imja, dyzim i vjetër, ka disa muaj që më breng. Do thoja me gjithë probleemet, 250 mijë legalizime dhe 1 milionë e 300 mijë shërbime të dhëna çdo vit. Të tjerat janë fjalë. E them ballëhapur, përtej kontributit, kjo reformë nuk do ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën, asnjë qeveri tjetër nuk do t’i kishte hyrë si ai. Unë nuk e kam vuajtur prezencën e tij, impostimin e tij në vendimarrjet e mia. Kam dëgjuar, më kanë dëgjuar edhe kemi debatuar, kur gjërat janë vendosur kam qënë i lirë në vendimarrjet e mia. E falenderoj se nuk kam gjetur një situatë kaq komode. Kam qënë i lirë në këtë pikëpamje, por kjo misinterferencë e Ramës ka pasur një të keqe të vogël, sot mund ta kritikoj kryeministrin se nuk më heq nga detyra… e keqja ka qënë se besimi i tij total, një pjesë e stafeve të mos ndjejë se ka një sy nga lart, janë ndjerë si të pavarur e jo si një pjesë e tërë. I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas.“-tha Lame.