U kapën me kanabis çokollatë, lihet në burg vëllai i zyrtarit të policisë dhe anëtarët e tjerë të grupit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit”.

Në mesin e tyre është edhe Pajtim Aga, vëllai i Rober Agës, zyrtarit të policisë së Dibrës.

Pas hekurave përfunduan edhe Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon Dodaj, Marsida Piperi, Edmond Rajta dhe Arjet Halilaj.

Organi i akuzës ra në gjurmët e grupit, pasi kishte vënë nën përgjim Pajtim Agën, për një vepër tjetër penale.

Ka dyshime se Aga dhe Rajta kanë dërguar drogën në shtëpinë e Mazarit.

Ky i fundit ndërkohë, është i vetmi që pranoi se droga i përkiste atij.

Nipi i Mazarit, Dvis Mija, mori drogën dhe u largua nga banesa, por u arrestua nga policia 200m më tej.

Pjesa tjetër e drogës u sekuestruar në Gjirokastër.

Në total gjatë operacioni u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike kanabis, në formën e çokollatës.

Droga kishte kaluar nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Kanabisi do të transportohej në Tiranë, më pas në veri të vendit dhe do të dilte jashtë Shqipërie.

Arrestimi i të vëllait, i kushtoi postin shefit të qarkullimit të Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit doli edhe në përgjimet e Bild, për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme në Dibër.

Shpërndaje
Share.

Komento